Filipçe negativ edhe në testimin e dytë për Kovid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se ka rezultat negativ edhe në testimin e dytë për Kovid-19.

“Sot i kam marrë rezultatet nga testi im i dytë për Kovid-19, i cili sikurse i pari është sërish negativ. Me këtë, praktikisht përfundon edhe izolimi 14-ditor të cilin e kam realizuar me iniciativën time vetanake dhe pse epidemiologët nuk konsideruan se jam në rrezik”, tha Filipçe.

Bashkë me të, izolimi sot do t’u përfundojë edhe kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Izolimi erdhi pasi ata kanë qenë në takim me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili rezultoi pozitiv me Kovid-19.