Filipçe: Në këtë moment nuk na duhet porosi shtesë e vaksinave

TË FUNDIT

Në këtë moment, nuk na duhet porosi shtesë e vaksinave anti-Covid, pasi sipas planit tanimë janë siguruar 2.600.000 vaksina.

Kështu ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka përjashtuar mundësinë për të porositur vaksina anti-Covid nga “Torlak”.

“Në këtë moment nuk na duhet porosi shtesë e vaksinave, pasi sipas planit kemi siguruar 2 milionë e 600 mijë vaksina. 800 mijë nëpërmjet sistemit Kovaks dhe marrëveshjes direkte me Pfizer. Nga 200 mijë vaksina kineze dhe ruse. 100 mijë vaksina që duhet të arrijnë si ndihmë nga sistemi i solidaritetit të Bashkimit Evropian dhe 500 mijë vaksina nga Sinovac të cilat duhet të arrijnë gjatë muajit maj”, njoftoi Filipçe./TV21.