Filipçe ndryshon qëndrimin: “Ende nuk e dimë sigurt nëse në vjeshtë kthehet virusi Covid-19”

TË FUNDIT

3 ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ishte i sigurt së në vjeshtë do të kemi një valë të re të korona virusit në vend.

“Ne në fakt e bëjmë planin, pjesën më të madhe e bëmë, se si t’i organizojmë kapacitetet për muajt në vijim, veçanërisht për fillimin e vjeshtës kur, jemi të sigurt se do të kemi një valë të re të të infektuarve me ngarkesë shtesë nga gripi sezonal”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Por 3 ditë më pas ministri Filipce ndryshoi qëndrimin.

Ai tani thotë se kjo gjë nuk është e sigurt, por vetëm është supozim i bazuar disa fakte që shpjegoi ai.

“Bëhet fjalë për virus që është në sistemin respirator ndërsa të gjitha viruset respiratore  kthehen në muajt e vjeshtës. Puna e dytë është se ky është ende supozim sepse besoj se do të ketë studime analiza dhe kështu me radhë, ka një trend me më pak raste në vendet ku është e detyrueshme vaksina PSZH që gjithashtu është virus në sistemin respirator. Ka një lidhshmëri, saktë ende nuk dihet por edhe për kundër asaj që ende nuk dihet dhe nuk është e vërtetuar, ne absolutisht duhet të jemi të përgatitur”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Edhe infektologu Velo Markovski, ditë më parë për TV 21 tha se bëhet fjalë për një supozim sepse askush nuk mund të dije nëse virusit do të kthehet përsëri. Filipçe mes tjerash në konferencën e sotme informoi se është gati protokolli për kthim gradual të vendit në normalitet  dhe të njëjta do të prezantohen gjatë javës tjetër.