Filipçe: Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse pritet të miratohen në procedurë të shkurtuar

TË FUNDIT

Ligji për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse veçmë është në procedurë parlamentare dhe me ndërhyrje amendamentesh do të ketë mundësi javën e ardhshme të intervenohet, ka paralajmëruar sot në Shtip, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai ka thënë se për shkurtë kohë pritet edhe ligji në procedurë të shkurtuar të realizohet me qëllim të sillen masat e reja që i propozon Komisioni për sëmundje ngjitëse, krejt me qëllim të mos përhapet koronavirusi mes popullatës.

“Është ofruar një situatë e tillë të mund të intervenohet në ligjin për shkak se një pjesë e dekreteve, rekomandimet për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse në mjedis të jashtëm janë vënë në dekretin me fuqi ligjore e cila ishte miratuar në fund të gjendjes se jashtëzakonshme. Ashtuqë kjo është mënyra më e mirë të kemi një masë e cila është efikase dhe do të mund të kontrollohet dhe zbatohet”, ka thënë Filipçe.

I pyetur se si do të përballet sistemi shëndetësor me mungesën e mjekëve dhe personelit mjekësor në repartet infektive të vendit, Filipce u përgjigj se ky problem është kapërcyer që nga fillimi i krizës me sistemin e rotacionit të mjekëve dhe personelit mjekësor nga repartet tjera.

“Mjekët, internistët, infektologët dhe infermierët janë në sistemin e rotacionit, si nga klinikat në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe spitalin në Kozle, si në njërin e spitalit të përgjithshëm në tjetrin në gjithë vendin. Në një periudhë të caktuar para disa muaj situatë të këtillë të ngjashme kishim kur ishin pothuajse të mbushura repartet dhe tani ekziston vërtet një presion i madh për të pranuar pacientë në spitalin në Strumicë, pastaj në Kumanovë dhe Manastir ka vende të lira dhe në Gostivar, filluan të mbushen kapacitetet edhe në spitalin e Kavadarit, atje veçmë ka të akomoduar dy pacientë prej dje”, ka thënë Filipce.

I pyetur nëse spitalet do të marrin fonde shtesë, pasi kanë rritje të kostos së shpenzimeve për pajisjet mbrojtëse dhe furnizimin me oksigjen, ndërsa nga ana tjetër hyrja e mjeteve është zvogëluar nga ekzaminimet e përditshme të departamenteve të tjera, Filipce me përgjigje se që në fillim të krizës asnjë institucion shëndetësor nuk u përball me mungesë të financave.

“Kishte rritje të buxheteve në ato spitale, ku kishte kosto të shtuar të trajtimit të këtyre pacientëve me Kovid, në spitalet e tjera ku është zvogëluar vëllimi i punës, ka pasur rishpërndarje të buxheteve. Por,  në kuadër të ndjekjes praktike, analizës së situatës nga ana e ministrisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor, asnjë institucion nuk mbeti pa mjetet e nevojshme  financiare, tha Filipce.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se janë furnizuar 40.000 vaksina për gripin sezonal, të cilat do të jenë falas për qytetarë të caktuar me sëmundje kronike të cilët konsiderohet se e marrin këtë vaksinë, ndërsa vaksinimi do të fillojë në fund të këtij muaji.