Filipçe: Na pret periudhë kritike, në dispozicion do të jenë edhe kapacitetet e të gjitha spitaleve dhe klinikave private

TË FUNDIT

Në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdohet ora policore edhe për 14 ditë

Shtabi i krizës i Ministrisë federale të Shëndetësisë së Bosnje e Hercegovinës sot i vazhdoi masat për...

Opozita bojkoton Xhaferin! Propozimi për Kuvend online do të diskutohet të enjten

https://youtu.be/zfnLpBXVfuE Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit,...

Zaev: S’jemi larg marrëveshjes me Bullgarinë! Shpreson për takim të ri me Borisovin në dhjetor

https://youtu.be/1Mkn2owtqTQ Kryeministri Zoran Zaev me kënaqësi do të takojë dhe do të...

ARM do të mbaj rend në spitale! Angellov: S’ka nevojë për panik, ushtria do të jetë pa armë

https://youtu.be/-n-Qrp7LTFw Shtabi kryesor i Qendrës për menaxhim me kriza pas kërkesës së...

Ahmeti flet për bashkëpunimin mes opozitës! Luftonin koalicionin BDI – VMRO-DPMNE, tash bashkohen

Kryetari  i BDI-së po ashtu foli edhe për paralajmërimet për bashkëpunim mes opozitares VMRO-DPMNE dhe opozitës shqiptare...

Kjo periudhë është me të vërtetë kritike. Po presim periudhë në të cilën numri i sapodiagnostikuarve nga Kovid-19 do të jetë linear. Do të thotë na pret periudhë kritike në të cilën do të ketë nevojë prej kapaciteteve spitalore. Kjo po ndodhë kudo në rajon dhe ka rritje të madhe të të infektuarve të rinj dhe të rasteve të vdekjes, edhe pse ka masa restriktive. Në dispozicion do të jenë edhe kapacitetet e të gjitha spitaleve dhe klinikave private si edhe kuadri i cili punon atje. Për një kohë të shkurtër do të bëjmë vlerësim për gjithçka disponojmë dhe në këtë kuptim së bashku me kapacitetet tona shtetërore do ta bëjmë edhe planin për punë.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas seancës së Këshillit të Sigurisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve presidenti Stevo Pendarovski tha se për të gjitha shërbimet të cilat institucionet shëndetësore private do t’i ofrojnë nëse shpallet gjendje krize aty ku do të vlerësohet, për këtë do të ketë dëmshpërblim gjegjësisht do t’i bëhen kompensime atij shërbimi shëndetësor privat.

“Do të thotë nuk bëhet fjalë për nacionalizim, tani kemi shef të ri dhe ai siç dëshiron vepron. Jo, shteti do të paraqitet eventualisht në rolin e menaxherit në këto 30 ditë. Do të thotë çdo shërbim do të kompensohet nga shteti, pasi po përdoren resurset private, të mos ketë habi rreth kësaj. Ligji këtë e thotë jo më shumë se 30 për qind të vlerës tregtare”, shtoi Pendarovski.

Lidhur me këtë, kryeministri Zoran Zaev tha se ne nuk kemi Ligj për gjendje të jashtëzakonshme, ne kemi Ligj për gjendje krize, ku është përshkruar 30 për qind paguhet, ashtu siç kthehen situatat në gjendje fillestare, shteti të gjithë këtë duhet ta paguaj dhe aty është përshkruar në mënyrë të detajuar.

“Spitalet private e shfrytëzojnë fondin shëndetësor mbi baza të ndryshme dhe ai vazhdon t’i paguaj faturat e spitaleve private Deri më tani janë drejtuar institucionet shëndetësore tani do të jenë edhe ato private”, shtoi Zaev.

Në të gjithë godinën e klinikave interne do të mjekohen pacientë Kovid për arsye se këtu janë mjekët internistë, specialistë, pulmologë dhe internistë të tjerë të cilët kanë përvojë në mjekimin e pacientëve të tillë.

Lidhur me gatishmërinë e klinikave për pacientë të rinj, ministri Filipçe sqaroi se dy katet e godinës së Klinikave interne thuajse janë plotësuar, ndërsa po përgatitet edhe një kat ku ndodhen repartet për otorinolaringologji dhe për oftalmologji, të cilat prej nesër duhet të vihen në funksion.

Filipçe theksoi se i gjithë kuadri praktikisht është në stend baj dhe në koordinim me përgjegjësit, për një pjesë të drejtorëve të Klinikave Interne po bëhet orar për kujdestari dhe për funksionim gjatë periudhës së ardhshme.

“Numër i mjaftueshëm i shtretërve të lirë mund të vihen në funksion në SPQ “* Shtatori”, i cili e ruajti edhe punën e tij të zakonshme. Numri i paraparë i shtretërve inicues, 80,90, tashmë është mbushur, por ka mundësi gjatë periudhës së ardhshme bashkë me këtë presion të madh që e kemi këto ditë, të ndërpritet sistemi “Termini Im” dhe aty të vendosen akoma më shumë pacientë. Do të thotë mobilizim i plotë, koordinim i përditshëm, jemi të gatshëm edhe klinika të tjera të angazhojmë, ato janë një pjesë e klinikave kirurgjike për çka edhe kishim takim. Tashmë po bëhet plan intern së bashku me më shumë drejtorë të Klinikave kirurgjike. Ky do të ishte hapi i radhës. Do të bëjmë plan të plotë i cili do t’i përfshijë të gjitha resurset”, shtoi Filipçe.

TË NGJAJSHME