Ndonëse në Tetovë dhe Gostivar situata është e rëndë me Covid-19, megjithatë tani për tani nuk ka nevojë për karantinë, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij fokusi tani është tek vaksinimi dhe imunizimi i popullatës.
“Ne i shqyrtuam me kolegët ekspertë këto masa dhe erdhëm në përfundim që jo. Është një restreksion madh dhe kemi vendos si qëllim vaksinimin i cili edhe duhet që të rritë imunitetin kolektiv edhe të ndërpres përhapjen e virusit, duke i përfshi edhe këto qytete ku edhe është numri më i madh i pacientëve të infektuar edhe të hospitalizuar. Por e kemi parasysh se atje është numri më i vogël i të vaksinuarve, ndërsa në qytetet ku numri i të vaksinuarve e kalon 50%, në spitale ka numër më të vogël të pacientëve”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri është i vetëdijshëm se spitalet e Tetovës dhe Gostivarit janë të stërmbushura me pacientë dhe si zgjidhje do të hapin spitalin në Kozle.
“Me të vërtet janë të stërmbushur spitalet në Tetovë edhe Gostivar pjesërisht në Kërçovë edhe Strugë. Atje plotësisht është i mbushur reparti infektiv dhe spitali modular. Mbi 130 pacientë janë hospitalizuar edhe instituti për turbekuloz nga sot do të fillojë të punojë edhe spitali për rehabilitim në Kozle që ka 120 shtretër dhe ne jemi në kontakt me drejtorët e spitalit Tetovës dhe Gostivarit edhe çdo pacient që ka nevojë pas një lajmërimi do të ta dërgojnë në këtë spital për tu ndalë në ndihmë kolegeve nga atje, që një pjesë e tyre i kanë ndërprerë edhe pushimet vjetore për tu organizuar në ndërrime”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Në pyetjen se pse nuk ka asnjë ndihmë nga MSH për spitalin e Tetovës dhe Gostivarit , Filipce thotë se kjo nuk është e vërtetë, por nuk sqaron se çfarë ndihme u ka ofruar.
“Kjo nuk është e saktë unë deri vonë mbrëmë kanë biseduar me doktor Besimin njëjtë të nesërmen edhe jemi të koordinuar gjithmonë”, shtoi Filipçe.
Në Tetovë të hospitalizuar për momentin janë 125 pacientë. Gjatë ditës së djeshme janë pranuar 11 të rijnë nga të cilët 121 janë me terapi oksigjeni, ndërsa në ambulancën e spitalit ndihmë kanë kërkuar 228 pacientë. Jetën e kanë humbur 3 pacient, ndërsa gjashtë pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak.
