Filipçe: Gjatë ditëve të ardhshme vendim definitiv për përfshirjen e nxënësve nga mjekësia në sektoret spitalore

TË FUNDIT

Biseduam edhe disa herë me disa nga prindërit e nxënësve nga Shkolla e mesme mjekësore, si dhe me drejtoreshën e shkollës. Një nga obsionet është që ata të përfshihen dhe të mbështetet puna në sektoret ku nuk trajtohen kovid pacientë, që infermieret të punojnë me pacientët e infektuar me Kovid-19.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për reagimet lidhur me paralajmërimin për përfshirje të atyre nxënësve në luftën kundër Kovid-19.

“Dje gjatë ditës arritën reagimet. Gjatë disa ditëve të ardhshme do të merret vendim definitiv, i cili nuk do të imponohet, gjithsesi në marrëveshje me të gjithë faktorët”, tha Filipçe pas vizitës në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, ku u shoqërua nga zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.