Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën online, tha se ende është herët të flitet për lehtësimin të masave kundër Covid-19.
Ai tha se ditëve në vijim do të organizojnë një konferëncë të përbashkët me epidemiologët ku do t’i shohin trendet e epidemisë dhe cilat janë pritshmëritë për periudhën e ardhshme.
“Në këto momente nuk mund të supozojmë se cka do të propozojmë pas festave të majit.Ende analizojmë të dhënat sidomos detajet që përmenda,-tha Filipçe.
Ai shtoi se për momentin ora policore do të mbetet.
