Komisioni gjerman për vaksina STIKO rekomandon që personat nën 60 vjet të cilët tashmë janë vaksinuar me Astra Zeneka, për dozën e dytë të vaksinohen me një vaksinë tjetër, Pfizer/Biontek ose Moderna.
“Derisa nuk janë të aksesueshme të dhënat adekuate, STIKO rekomandon që personat nën 60 vjet në vend të dozës së dytë AstraZeneka, të vaksinohen me dozë të vaksinës ARN, 12 javë pas vaksinës së parë”, thonë nga komisioni gjerman për vaksina STIKO.
Në Maqedoninë e Veriut vetëm një paciente 28 vjeçare e cila është vaksinuar me AstraZeneka në Serbi ka pasur komplikime, por për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore, njofton ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shtoi se javën e ardhshme e presin raportin e Agjencisë evropiane për barna EMA, pas çka do të dalin me qëndrim nëse do të ulet pragu i moshës për marrjen e kësaj vaksine.
“Presim qëndrim zyrtar nga Agjencia evropiane për barna, EMA e cila javën e ardhshme duhet të mbajë takim zyrtar dhe do ta presim qëndrimin e tyre për shkak se siguria e qytetarëve është në vend të parë. Me shumë gjasa do të dëshmohet se rreziku nga forma e rëndë e infektimit me COVID është shumë më e madhe se komplikimet nga vaksina”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Ndryshe, Gjermania dhe Kanadaja kumtuan se vetëm njerëziti mbi moshën 60-vjeçare do të vaksinohen me “Astra Zeneka”, për shkak të paraqitjes së rrallë por serioze të efektit anësor të mpiksjes së gjakut. Tani, mes këtyre shteteve është edhe Maqedonia, ku për momentin vaksinohen vetëm qytetarët mbi 77-vjeç.
Instituti për Demokraci “Societas Civilis” bëri anketë lidhur me vaksinat. 50% e qytetarëve kanë thënë se do të vaksinohen, kurse 34% e të anketuarve – me qëndrim se nuk do ta pranonin vaksinën. Sipas anketës, 39% e parapëlqejnë vaksinën “Fajzer”, kurse në vendin e dytë është vaksina “Sputnik” me 21%.
Më pak të preferuara janë vaksinat “Sinofarm”, të cilën e preferojnë 6% e qytetarëve, pastaj “Moderna” – 5%, kurse për vaksinën “Astra Zenka” janë shprehur “pro” vetëm 3% e të anketuarve.
