Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot deklaroi se deri tek Këshilli për siguri do të kërkoj vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
-Nesër do të mbahet takim i Këshillit për siguri.Ne do të kërkojmë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të kemi mekanizma për zbatimin e masave dhe rekomandimeve edhe në periudhë që vijon.- tha Filipçe.
Filipçe nuk precizoi nëse do të kërkoj vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë ose më pak.
-Është e nevojshme të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, sepse disa nga masat vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe është shumë e rëndësishme që masat të vazhdojnë edhe më tej. Është shumë e rëndësishme që të kemi në duar instrumente që të punojmë me këto mekanizma, në lidhje me kufizimin e lëvizjes, dekretet që vlejnë e kështu me radhë. Janë të nevojshme instrumente që do të bëjnë të mundur që rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive të zbatohen përmes Qeverisë,- tha Filipce.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski përfundon të shtunën më 16 prill.
