Filipçe demanton Reisin: Koronavirusi nuk ka vdekur

TË FUNDIT

Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook demantori Reis Sulejman Rexhepin se virusi ka vdekur. “Ai nuk ka vdekur dhe nuk ka ikur”, ka shkruar ministri Filipçe.

“Koronavirusi as nuk ka vdekur as nuk ka ikur. Ai është këtu dhe për fat të keq, problemi do të vazhdojë për sa kohë që ka nga ata që e injorojnë. E kam përsëritur shumë herë, por këtu po e them përsëri. Punëtorët e shëndetësisë nuk mund t’ia dalin të vetëm. Masat janë të mira dhe me kohë, por ato funksionojnë vetëm nëse respektohen, përndryshe nuk kanë asnjë efekt. Respektimi i masave dhe efektet e tyre varen vetëm nga ne si qytetarë. Thjesht duhet të pranojmë mënyrën e re të jetës, duhet të rregullojmë jetën tonë të përditshme duke ndjekur rekomandimet ”, ka shkruar Filipçe.