Filipçe: 8 të infektuar me Covid-19 në Klinikën e Onkologjisë

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në Klinikën Onkologjike ka 8 të infektuar me Covid-19, dhe si rezultat 20 persona janë në izolim.

“Në Klinikën e Onkologjisë ka përfunduar kontrolli inspektues dhe është vërtetuar se me Covid-19 janë të infektuar 8 të punësuar. 3 mjekë, 2 motra medicinale dhe dy punëtorë të tjerë medicinal. 20 persona që kanë qenë në kontakt me të njëjtit, janë në izolim. Deri tash nuk ka simptome te personat në kontakt dhe puna vazhdon, që do të thotë nuk mungon funksionimi i ndonjë reparti”, tha Filipçe.

Raste të reja të të infektuarve nuk ka në Klinikën Pediatrike dhe nuk është mbyllur asnjë repart në këtë Klinikë.