Filibustering i opozitës për 60 orë punë në javë / Ademi: Ndryshimet nuk janë jo kushtetuese, kemi konsultuar ekspertë

TË FUNDIT

Shumica parlamentare kërkon që të mos bllokohet Ligji për marrëdhënie pune i cili do të mundësojë 60 orë pune në javë, siç është marrëveshja me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

“Duke pasur parasysh se tashmë janë parashtruar më shumë se një mijë amendamente, bëhet fjalë për bllokadë, për shkak se nuk ka kuptim që për propozim ligj me tre nene, të ketë më shumë se një mijë amendamente. Projekti do të realizohet me ose pa këto ligje për shkak se të gjithë këto ligje janë në përputhje me ligjin special i sjellë nga Kuvendi para disa muajve ose para më shumë se një vjet”, tha Arbër Ademi nga BDI.

Edhe sot VMRO-DPMNE doli me kritika. Thonë se pushteti propozon ligje skandaloze.

“E gjithë kjo ka një qëllim, sjellja e ligjeve skandaloze, jashtë procedurave me shkeljen dhe mos respektimin e Rregullores, me injorimin e sindikatave, punëtorëve, sektorit civil si dhe Gjykatës kushtetuese dhe vendimit të vitit të kaluar për shfuqizimin e vendimit për 60 orë pune në javë”, u shpreh Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE-ja.

Për mundësinë për tejkalimin e bllokadës prej mbi një mijë amendamente përmes bashkimit të tyre, nga “Levica” thonë se nuk do të heqin dorë për të penguar sjelljen e ndryshimeve të ligjit.

“Ne kemi parashtruar 1 111 amendamente, nëse ata bashkohen dhe mbeten 10, 20, 30, çdoherë mbetet mundësia për të folur për të bllokuar, d.m.th. filibustering-u tradicional dhe në mënyrë absolute mendojmë që këtë ta shfrytëzojmë këtë”, thotë Borisllav Krmov nga “Levica”.

Për sot u caktua seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale, por gjatë paradites u anulua. Në të duhej të fillojë debati për amendamentet për ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune, sipas së cilave do të ndërtohen korridoret 8 dhe 10D, nga konsorciumi Bechtel dhe Enka, ku java e punës do të zgjasë 60 orë.