Filharmonia me koncert “Viti i Ri – fillim i ri!”

TË FUNDIT

Me koncertin Viti i Ri – fillim i ri! i cili do të mbahet sonte (20:00) Filarmonia përfundon sezonin e koncerteve për vitin 2020. Bëhet fjalë për koncert të pazakontë që do të ndërthurë traditën, klasiken dhe xhazin brenda një nate.

Koncerti realizohet në bashkëpunim me ZXHM, kurse dirigjent është Xhian Emin. Solistë do të jenë Xhon Ilija Apelgren, Sara Mejs, Dejan Bobiq, Polina Taseva dhe Kalina Velkovska.

Sezoni i ri i Filarmonisë 2020-2021, i cili titullohet simbolikisht “Tinguj në dy metra” u hap më 3 shtator kurse deri në fund të muajit,  u realizuan 16 koncerte në një program të rregullt dhe në sallën kamertale.

Filarmonia ishte institucioni i parë në fushën e kulturës që zhvilloi protokolle të veçanta për realizimin e koncerteve në kushte të veçanta të kërkuara nga pandemia e kovid-19.