Filarmonia proteston me koncert para Ministrisë së Kulturës/ Kundër vendimit që “orkestra jazz” të qëndrojë në hapësirat e tyre

TË FUNDIT

Duke luajtur instrumente para Ministrisë së Kulturës, punonjësit e Filarmonisë përmes një proteste paqësore shprehën pakënaqësinë e tyre për vendimin e qeverisë për vendosjen e Orkestrës Kombëtare të sapoformuar të Jazz-it në ambientet e tyre. Sipas kryetarit të Sindikatës së Filarmonisë, Vlladimir Llazarevski, punëtorët e Filarmonisë padrejtësisht janë vënë në pozitë që të mbrohen nga ata që duhet ta mbrojnë këtë institucion. Prandaj, siç tha ai, kanë vendosur të rezistojnë me protesta paqësore, deri në ndryshimin përfundimtar të këtij vendimi. Nga Ministria e Kulturës thonë se po punojnë në zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problem dhe se duhet të presin deri në rregullimin ligjor të institucionit të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=CIoFfLq72iY

“Që të shprehim pakënaqësinë nga vendimi i qeverisë për të vendosur në ambientet e Filarmonisë Orkestrën e sapoformuar të Jazz-it, e cila u grumbullua jo vetëm për shkak të vendimit të pabazuar dhe jo transparent që po merrej pa u pyetur dhe pa e konsultuar palën përkatëse, Filarmoninë, por edhe për shkak të moskuptimit të Ministrisë së Kulturës për nevojat dhe kushtet e funksionimit të orkestrës së Filarmonisë së Maqedonisë, si institucioni më i vjetër kulturor në vendin tonë.”- deklaroi Vlladimir Llazarevski, Kryetar I Sindikatës Së Filharmonisë