Milan bën goditjen e tretë në merkato. Pas Meite dhe Mandzukiç, vjen edhe përforcimi në mbrojtje.
Fikayo Tomori është futbollisti më i ri i kuqezinjve.
Pas vizitave mjekësore dhe firmës mbi kontratë, Milan ka bërë edhe njoftimin zyrtar.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka marrë përkohësisht nga Chelsea, kartonin, me opsionin e të drejtës për blerje të bazuar në paraqitjet sportive të Oluwafikayomi Oluwadamilola Tomori”, thuhet në njoftimin zyrtar të AC Milan.
Mbrojtësi ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2021, ndërsa do të mbajë fanellën me numër 23.
