Figura prej dylli e Putinit hiqet nga muzeu në Paris

TË FUNDIT

Figura prej dylli e presidentit rus Vladimir Putin është hequr nga muzeu Grevin në Paris të Francës.

Pushtimi rus ndaj Ukrainës shtyu drejtorin e këtij muzeu të ndërmarrë një veprim të tillë.

Në këtë muze, pos figurës prej dylli të Putinit, janë edhe figurat e shumë pushtetarëve të njohur botëror.

Kjo figurë prej dylli ishte krijuar në vitin 2000.

Muzeu e ka parë të konsiderueshme ta zëvendësojë atë figurë me një tjetër prej dylli, atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Nuk është më e nevojshme të prezantohet një karakter si i tij. Për herë të parë në historinë e muzeut ne po heqim një figurë për shkak të ngjarjeve historike që po mbretërojnë këto ditë”, tha drejtori i muzeut.

Gjatë vikendit, figura e Putinit është sulmuar nga vizitorët.

“Në bazë të asaj çfarë ka ndodhur, unë dhe stafi nuk mund të qëndrojmë gjatë gjithë kohës duke ia rregulluar flokët apo duke i përmirësuar pamjen”, tha ai tutje.

Ende nuk dihet kur mund të rikthehet në vendin e saj kjo figurë dylli e Putinit./21Media