Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar sot se ndeshjet ndërkombëtare të futbollit nuk do të luhen në Rusi, e cila ka kryer ndërhyrje ushtarake në Ukrainë dhe se flamuri dhe himni rus nuk do të përdoren në ndeshje.
Në deklaratën e postuar në faqen e internetit të FIFA-s, është theksuar se dhuna nuk është kurrë zgjidhje, dhe u bë thirrje për “paqe urgjente dhe një dialog konstruktiv.
Në një mbledhje të Këshillit të FIFA-s, u vendos që të merren masa urgjente në lidhje me Federatën Ruse të Futbollit në përputhje me rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Sipas sanksioneve, të cilat mbeten në fuqi deri në një njoftim tjetër, në Rusi nuk do të zhvillohen gara ndërkombëtare dhe ndeshjet e organizuara nga Rusia do të luhen në terren neutral dhe pa audiencë.
FIFA gjithashtu shtoi se do të vazhdojë dialogun me KON, UEFA dhe organizatat tjera sportive për të përcaktuar sanskione shtesë.
