FIFA e kthen në shtëpi gjyqtarin që drejtoi ndeshjen Argjentinë-Holandë

TË FUNDIT

Gjyqtari, Antonio Mateu Lahoz që drejtoi ndeshjen Argjentinë-Holandë është dërguar në shtëpi.

Lahoz nuk u pëlqye nga të dyja skuadrat në një përballje të cilën Holanda e humbi, në kuadër të Kupës së Botës, në Katar.

Siç njoftojnë mediat e huaja, Lahoz u dërgua në shtëpi pas ndeshjes së stuhishme që ai drejtoi.

Gjyqtari spanjoll shpërndau gjithsej 15 kartonë të verdhë në ndeshjen e 9 dhjetorit.

Lionel Messi ishte njëri nga lojtarët më të pakënaqur me vendimet e Lahoz gjatë asaj ndeshje.

“Nuk dua të flas për gjyqtarët, por njerëzit e panë se çfarë ndodhi. Mendoj se FIFA duhet të kujdeset për këtë”, ka thënë shkurt Messi.

Duket se Lahoz nuk do të marrë pjesë në asnjë nga ndeshjet e radhës. Ndoshta, kthimi i tij mund të mos ketë asnjë lidhje me ngjarjen e fundit që shkaktoi polemika të shumta, gjithësesi, mediat atje aludojnë se FIFA mori kontrollin e kësaj çështje dhe vendosi ta dërgojë në shtëpi Lahozin./21Media