Fidan: Turqia do të merrte pjesë në operacionet për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi se vendi i tij mund të marrë pjesë në operacionet për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, pasi të arrihet një marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit, raportoi “Turkiye Today”.

Duke folur me gazetarët gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Fidan tha se të gjitha aktivitetet për pastrimin e minave do të kryhen nga një ekip teknik shumëkombësh.

“Një koalicion do të shkojë atje dhe do të kryejë punën teknike për pastrimin e minave. Nuk ka problem me këtë. Ministria jonë e Mbrojtjes Kombëtare ka marrë udhëzime nga presidenti ynë, Rexhep Taip Erdogan”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai sqaroi se Ankaraja do të mbante një qëndrim ndryshe nëse operacionet e tilla do të perceptoheshin si përfshirje në një konflikt të ri.

“Nëse krijohet një situatë ku ne shihemi si pjesëmarrës në një konflikt të ri, qëndrimi ynë do të jetë ndryshe”, theksoi Fidan.