Gjiganti i hendbollit “Vardar” e bëri krenar opinionin maqedonas, pasi e fitoi trofeun në Ligën e kampionëve edhe atë për të dytën herë brenda 3 viteve. Federata e Hendbollit të Maqedonisë sot dërgoi një urim për Vardarin, duke porositur se kjo është sukses i madh për historinë e sportit të Maqedonisë.
“Djema, të lumtë për mësimin e dhënë në fushën e hendbollit ndaj kampionit të nëntëfishtë evropian nga Spanja dhe pretenduesit të katërfishtë për titullin nga Hungaria. Një “bravo” e madhe për luftën, durimin, frymën e fortë ekipore, unitetin në përbërjen dhe karakterin! Trofeu i dytë më i dëshiruar në kontinentin e vjetër dhe i fituar nën flamurin maqedonas, le të shkëlqejë si një yll në historinë e sportit të Maqedonisë. Ju dëshirojmë që historia juaj e suksesshme të vazhdojë me shumë arritje të larta”, thonë nga Federata e Hendbollit të Maqedonisë.

