FFK-ja ia uron ditëlindjen Zhegrovës: Tortën e hamë pas ndeshjes, sepse atëherë fillon festa!

TË FUNDIT

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova sot feston ditëlindjen, pikërisht në ndeshjen finale ndaj Turqisë, për kualifikim në Botëror, përcjell TV21. Federata e Futbollit dhe ekipi ia kanë festuar ditëlindjen, por siç thonë, ëmbëlsirën do ta hanë pas ndeshjes, si “desert”.

“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë! Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!”, shkruan FFK.