Fetai: Në tetor, fjalët përfundimtare? Pala mbrotjëse: Kemi dëshmi të tjera për rastin “Monstra”

Must Read

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me...
- Advertisement -

Rigjykimit të Monstrës ngadalë po i vjen fundi. Prokurorja e lëndës Fatime Fetai tha se në tetor mund të pritet që të jenë fjalët përfundimtare ku më pas vijon edhe aktvendimi. Dilema që në seancat e fundit po dëshmohet është se kush e dha i pari informacionin për veturën Opel Omega e gjetur në afërsi të vendngjarjes. Për këtë informacion sot dëshmuan 4 dëshmitarë të punësuar në MPB.

Dëshmitari i fundit Goran Milevski, i punësuar në Qendrën për informim pranë MPB-së, ka qenë në punë më 13 prill 2012, por nuk  e mban mend nëse informacioni për veturën ka ardhur në 192 ose nga shërbimet operative të policisë. Ai i tha trupit gjykues që këtë informacion ta kërkojnë nga MBP.

- Advertisement -

 “Nuk më kujtohet kush e ka bërë lajmërimin e parë për veturën Opel Omega. Ka dy mënyra se si mund të ketë ardhur informacioni, ose nëpërmjet 192 ose nga patrullimet policore, shërbime operative që e kanë për detyrë ta informojnë për çdo rast”, tha Goran Milenkovski, dëshmitar.

Pas dëshmive të prokurorisë, pala mbrojtëse thotë se ka një listë të dëshmive që do t’i propozojnë deri tek trupi gjykues.

- Advertisement -

 “Është e sigurt se ky rast do të demaskohet bile mendoj se do të vijmë edhe deri tek kryerësit e rastit pasi ne si palë mbrojtëse posedojmë edhe bisedën ku konstatojmë se para orës 21 konstatohet që unë mendoj se kanë qenë pjesëtarë të policisë që e dinë se ka ndodhur kurse sipas dëshmive të prokurorisë rasti është i paraqitur në 192 në MPB në 22.30, kemi një vakum prej 1 ore e gjysmë”, tha Naser Raufi, avokat.

Për t’i selektuar dëshmitë e palës mbrojtëse, të hënën do të takohen kryetari i trupit gjykues, avokatët  dhe prokurori Gavrill Bubevski.

- Advertisement -

 “Të hënën u dakorduam me ftesë të kryetarit të trupit gjykues për pastrimin e listës së dëshmive të propozuara nga ana e palës mbrojtjes dhe të shihet se cilat nga ato dëshmi shtesë do të pranoheshin dhe do të thirreshin për të dëshmuar. Një pjesë e atyre dëshmitarëve në atë listë kanë dëshmuar më herët  por megjithatë do të shohim se sa dëshmitarët do të lejohen”, u shpreh Dafinka Ivanovska, avokate.

Seancat e radhës për Monstrën janë caktuar për me 21 dhe 24 shtator. Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

- Advertisement -

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit të rrogave në ekonomi me...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë për hapjen e kufijve në...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me sektorin e biznesit, që privati...

Çfarë po bën Kryetari i Butelit? Shumë premtoi, e çdo punë ka ngecur!

https://youtu.be/z5KU2FQ84AE “Pyes! Pse nuk është ndërtuar objekti i ri shëndetësor dhe pse Buteli nuk ka poliklinikë? Qëllim...

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov. Siç informoi QRMK pas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -