Arben Fetai nga BDI është deklaruar në lidhje me mosarritjen e censusit në Gostivar dhe Vrapçisht.
Sipas tij, ai është dështim i dy partive – Aleancës për Shqiptarët dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi siç shton, nuk arritën ta bindin votuesin e tyre që t’i votojnë edhe për një mandat”.
“Tashmë është e qartë se nuk ka census. Rrjedhimisht ky rezultat nuk do të thotë asgjë. Unë çfarë shoh se në vitin 2021, kur si Aleancë ishim në koalicion me Alternativën përballë BDI-së, kishte diku gjithsej 28 mijë vota për këto dy blloqe, kurse në këto zgjedhje dolën diku 20 mijë vota që i bie shumë pak dalje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021 dhe realisht dështim i këtyre dy blloqeve, Taravarit dhe Ahmetit. Dështimi i censusit në Gostivar dhe Vrapçisht duhet t’u faturohet atyre. Votuesi i tyre nuk ka dalë për t’i votuar edhe për një mandat, në fakt për shkak të keqqeverisjes që ka ndodhur në Gostivar. Valbon Limani nuk mund të bëhet kryetar. Nuk mund të bëhet sepse nuk e ka arritur censusin. KSHZ duhet të marrë vendim dhe të shohim si do të shkojë. Rivotim nuk do të ketë”, tha Fetai në Debat 21.