Fetai dhe Raiçeviq “ranë”, vetëm Kocevski mbetet në garë për pasardhës të Joveskit

TË FUNDIT

Nga gjithsej tre kandidatë që është dashur të garojnë për të qenë në krye të Prokurorisë Republikane  , ka mbetur vetëm Lupço Kocevski. Fatime Fetai dhe Lidija Raiçeviq nuk kaluan, përcjell TV21. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë kanë dhënë mendim pozitiv për Kocevskin, ndërsa jo për Raiçevicin. Fatime Fetai nuk ka kaluar pasi nuk ka dorëzuar certifikatën për aftësi pune.

Megjithatë, ajo thotë se Këshilli duhet ta rishqyrtojë vendimin, sepse sipas saj, njohja e gjuhës maqedonase dhe aftësia për punë duhet të kuptohet që e ka çdo kandidat. Sipas procedurës, Këshilli i Prokurorëve jep mendim pozitiv ose negativ për Qeverinë, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv. Prokurorin e ri publik të shtetit e zgjedh Kuvendi, me mandat gjashtë vjeçar.