Festim Selmani, për një ditë merr tre medalje në Bodybuilding! Të shtunën garon në Diamond Cup

TË FUNDIT

Festim Selmani nga Xhepçishti i Tetovës ka fituar 3 medalje në garën e organizuar në Bodybuilding në Shkup.

23 vjeçari ka fituar tre çmime të vendit të parë, duke u shpallur tre herë kampion për një ditë në Bodybuildin Classic, Bodybuilding Heavyweight dhe Bodybuilding Overall. Selmani për TV21 tha se të shtunën gjithashtu do të merr pjesë në gara në Diamond Cup, ku do ta përfaqësoj Maqedoninë. Theksoi se pret që edhe aty të korr fitore.

“Po, kismet! Pse jo! Jemi përgatitur 8 muaj për këto gara”, tha Selmani.

Garat do të mbahen në sallën “Boris Trajkovski” dhe do të organizohen nga Federata Internacionale e Bodybuilding. Në gara do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shtete të tjera si Serbia, Mali të Zi, Turqisë.