E vetme, me pankartë në duar, Sllobodanka Kamçeva, këtë 8 mars e kaloi duke protestuar para Kuvendit.
Kërkon zbatimin e nenit 9 dhe 11 të Ligjit për kujdes shëndetësor.
Tregon se senzorët për diabetikët mund t’i marrin vetëm fëmijët deri 18 vjeç.
“Unë jam me diabet të tipit 1, 55 vite gjithsej, ende jam në terapi klasike prej shekullit 20, kjo do të thotë që kam shumë vite përvojë kam polineuropati sepse nuk e ndjej hipoglikeminë dhe hiperglikeminë, e kam patjetër ta bëj të paktën 6-7-8 herë në ditë, varet nga nevoja ta kontrolloj gjakun të vendos doza të vogla që të mos bie në koma hipoglikemike”, u shpreh Sllobodanka Kamçeva, paciente.
Sllobodanka tregon se janë rreth 4300 pacientë të tjerë të cilët nuk e marrin këtë trajtim, gjersa shton se ndihen të diskriminuar.
“Tek ne këtë vit i kanë pranuar edhe fëmijët, pjesët e pompës i kanë, i kanë pranuar edhe senzorët, për ata është në rregull trajtimi. Megjithatë në atë grup të tipit “T1 diabetis” ka edhe 4300 pacientë që nuk kemi të drejtë në atë. Unë kërkoj të drejta të barabarta dhe të gjithë ta marrim atë trajtim”, shtoi Kamçeva.
Se a janë të njoftuar me këtë rast dhe pse të gjithë pacientët me diabet nuk po i marrin senzorët, pyetëm në Ministrinë e Shëndetësisë nuk morëm përgjigje.
