Festë e vogël në Shkup për Ditën e Evropës. Osmani: E rëndësishme për të gjithë vendin, aspirata jonë që nga pavarësimi

TË FUNDIT

Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) në vigjilje të Ditës së Evropës, organizoi mini koncert në të cilin performuan BARS kuinteti i Filarmonisë dhe Orkestra frymore e qytetit.

Në ngjarje fjalim pati zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane dhe kryenegociator i vendit për anëtarësim në BE, Bujar Osmani i cili tha se 9 maji është ditë e rëndësishme për mbarë vendin, Dita e Evropës dhe Bashkimit Evropian, diçka që paraqet aspiratë e jona që nga pavarësimi i vendit.

“Aq më shumë kjo për ne është një festë patronazhi, dita e SÇE-së, kjo është dita jonë kur administrata jonë, të punësuarit tanë të cilët punojnë me përkushtim në integrimet evropiane sot e celebrojnë punën dhe suksesin e punës së tyre. Këto momente historike dhe ngjarje për fat të keq i presim në kohë pandemie, të kanosjes serioze të shëndetit personal dhe kolektiv, krizë që paraqet ngecje ekonomike serioze me reperkusione sociale të thella, krizë e cila ka hyrë thellë edhe në ridefinimin e marrëdhënieve shoqërore të jetesës normale. Mu për këtë, këtë vit do t’i kufizojmë ngjarjet për shënimin e ditëve të Evropës, gjithsesi duke i respektuar masat dhe rekomandimet për distancim social dhe grupim të kufizuar”, tha Osmani.

Në ngjarje fjalim pati edhe euroambasadori, Samuel Zhbgoar i cili theksoi se akoma në proces është ndërtimi  dhe përforcimi i Bashkimit Evropian, duke shtuar se solidariteti mbetet fjala kryesore.

“Solidariteti i solli BE-së 70 vite paqe dhe prosperitet. Solidariteti i bashkoi edhe kontinentin. Këtyre ditëve jam veçanërisht krenar që jam evropian dhe që e përfaqësoj BE-në në vendin tuaj. Përfundimisht do të mund ta nxisim udhëtimin tuaj drejt të ardhmes më të mirë në Bashkimin Evropian. Solidariteti i BE-së dhe vendet-anëtare për ju dhe rajonin gjatë krizës u përgjigjet të gjitha dilemave të cilat janë dëgjuar me vite. Cili është qëndrimi i BE-së ndaj rajonit. Përgjigjja është se  jemi një familje. Këtë vit e shënojmë edhe 20-vjetorin e Delegacionit të BE-së në vend dhe mbi 20 vite investim të vazhdueshëm në çdo aspekt të shoqërisë tuaj”, tha Zhbogar.

Gepostet von Secretariat for European Affairs am Freitag, 8. Mai 2020

Ambasadorja kroate, Nives Tiganj theksoi se veçanërisht gëzohet se Maqedonia e Veriut përfundimisht mori vendim për hapjen e negociatave inkuadruese me BE-në.

“Ky është rezultat i përcaktimit tuaj të qartë për anëtarësim në BE, qëndresës tuaj në rrugën e gjatë dhe përkushtimit tuaj në plotësimin e obligimeve”, tha Tiganj, duke shtuar se Kroacia gjatë tërë kohës angazhohet padrejtësia që i është bërë vendit të korrigjohet.

Kjo krizë, tha ajo, dëshmoi se duhet të punojmë së bashku, të kërkojmë përgjigje të përbashkëta.

“Kjo nënkupton se vendet e Evropës Juglindore duhet të vazhdojnë nëpër rrugën evropiane dhe se vendi i tyre është pikërisht në BE. Me rastin e ditës tuaj dhe tonën shpreh mbështetjen e fuqishme nga Kroacia për Maqedoninë e Veriut fqinje në rrugën e saj evropiane drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.