Festë e çmendur e Uzuonit, shënoi golin e 44 me fanelën e Granadës

TË FUNDIT

“Këtu jam unë”, shihet duke thënë Myrto Uzuoni pasi realizoi golin e 44-ërt me fanelën e Granadës dhe të nëntin sezonal.

Uzuni shënoi në fund të pjesë së parë duke kaluar në avantazh Granadan përballë Almerias, por që vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Megjithatë ky ishte një gol rekord për Uzunin, i cili barazoi me gola El Arabin, i cili deri më sot ishte golashënuesi më i mirë për skaudrën e Granadas.


Megjithatë Uzuni arriti të shënojë 44 gola në vetëm 101 ndeshje, ndërsa El Arabit ju deshën 105.

“Këtu jam unë”, tha ai në shqip, duke vazhduar më pas me një të sharë po në shqip mes emocioneve të atij momenti që e bëri përgjithmonë pjesë të historisë së Granadas.