Kalimi kufitar Evzoni drejt Greqisë sot ishte i mbyllur për të gjitha automjetet nga ora 11 deri në 15 dhe vazhdon të jetë i mbyllur nga 17 deri në 21, sipas kohës së Maqedonisë, për shkak të bllokadave të vendosura nga fermerët grekë.
Fermerët që prej 1 dhjetorit janë në kufi me traktoret e tyre, duke paralajmëruar dy bllokada katër-orëshe për automjetet e pasagjerëve dhe ato të mallrave. Pas bllokadës së parë, kufiri do të hapet për dy orë, ndërsa më pas do të mbyllet sërish në mbrëmje.
Protestat kanë nisur për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, çmimeve të ulëta të shitjes dhe vonesave në pagesat e subvencioneve bujqësore. Fermerët kërkojnë fillimin e dialogut me qeverinë dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
