Kriza e koronavirusit në SHBA ka shkaktuar edhe krizë në bujqësi, prodhuesit e ushqimit, si drithërat, mishit, qumështit dhe prodhimeve të qumështit po përballen me vështirësi të mëdha në plasmanin e prodhimeve të tyre, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.
Mediat amerikane këto ditë transmetojnë fotografi të fermerëve të dëshpëruar nga Minesota, Ajaho, Indiana dhe shtete të tjera federale, kur tona mish, patate apo qindra mijë litra qumësht janë hedhur në plehra, ndërsa bagëtia e gjatë vritet, për shkak të zinxhirit të prishur të furnizimit me ushqim në vend.
Siç lajmëroi Ej-Bi-Si këtë fundjavë, në Minesota çdo ditë vriten nga 10.000 derra. Shkak është mbyllja e fabrikave dhe kërkesa e ulët.
Botimi përfundon se gjendja e këtillë është “tragjike”, duke pasur parasysh se 30 milionë amerikanë janë pa punë, derisa qendrat për ushqim falas janë tejet të vizituara dhe kërkojnë furnizime të reja.
E njëjtë është edhe situata me prodhimin e qumështit dhe prodhimeve të qumështit./MIA