Numri i gropave të rrumbullakëta, të cilat krijohen nga gurët gëlqerorë që treten nën tokë me kalimin e kohës dhe shembjet e dheut, rritet çdo vit në zonën e provincës turke të Konyas. 20 vite më parë formoheshin 1 deri në 2 të tilla gjatë një viti, por tashmë çdo vit krijohen nga 20 deri në 25 gropa të tilla.
Këto gropa formohen kryesisht në zonat e prekura tërmetet e tmerrshme që tronditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore në shkurt të këtij viti. Diametri disa prej këtyre gropave tyre nga 500 merta deri në 1 kilometër.
Sipas profesor Fetullah Arık, Drejtor i Qendrës së Kërkimit dhe Aplikimit në Obruk në Universitetin Teknik të Konias (KTÜN), nuk mund të vendoset një lidhje domethënëse midis tërmeteve të fundit dhe shfaqjes së papritur të këtyre gropave.
Ai tha se ky fenomen gjeologjik është i njohur në rajon, dhe bëhet fjalë për një dukuri që ndodh zakonisht në zonat karstike, me një lloj nëntoke ku ka shkëmbinj karbonatikë që i nënshtrohen tretjes kimike.
Në nëntokë krijohen shpella që më vonë mund të shemben, duke gëlltitur gjithçka që gjendet në sipërfaqe, çka paraqet rrezik për shtëpitë dhe infrastrukturën.
