-Do i marrish këto para dhe do shkosh tek ky dyqani do kërkosh cigare refuz.
-A japish cigare refus për 20 denarë?
Edhe pse është 10 vjeç, ky fëmijë pa asnjë pengesë bleu cigare në një dyqan para shkollës fillore “Istikball” në Tetovë. Madje jo një pako, por vetëm disa copë, aq sa mund të përballojë xhepi i një fëmije. Kjo duhet të përbënte alarm dyshimi për shitësin, se fëmija mund të konsumojë duhan, por gjithsesi ai ia shiti për 10 denarë copën, edhe pse është e ndaluar shitja e duhanit dhe alkoolit për personat nën 18 vjeç.
Por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë. Ishim edhe në shkollën “Naim Frashëri” dhe shkollën “Kirili dhe Metodi”, ku fëmijës nuk iu shit as pako e as me copë.
-A japish cigare refus?
-Jo nuk mbajë cigare refus, por … jo, jo nuk mbaj cigare aspak.
Shitja e cigareve me copë është e ndaluar me ligj dhe shitësi nuk mund të hap pakon e cigares.
Ishim edhe në Inspektoratin e Tregut.
Nga Inspektorati i Tregut na thanë se në vazhdimësi janë duke kryer kontrolle sidomos para dyqaneve në shkollat fillore.
Deri sa nuk ka masa më të ashpra nga institucionet, shitja e duhanit, alkoolit dhe pijeve energjike tek fëmijët, mbetet në ndërgjegjen e shitësve.
