FE s’ka votë kundër, por vetëm vërejtje për Gashin – Deputetët e LSDM-së me qëndrime të ndryshme

TË FUNDIT

Fronti Europian nuk do të votojë për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.  Deputeti Blerim Bexheti, tha se si grup parlamentar do të japin vërejtjet e tyre, por për çështje parimore nuk do të votojnë për shkarkimin e tij.

“Ne do ti japim vërejtjet tona, për punën e z.Gashi, intervistës që qarkulloi gjatë ditës së djeshme, mendoj se ai duhet t’ju kërkoj falje shqiptarëve dhe të tërhiqet nga skena politike e jo më nga kryetar i Kuvendit. Por kjo do të mbetet në ndërgjegjen e tij. Por ne për arsye parimore, për çështje që janë ngritur do të debatojmë për argumentet por nuk do të votojmë për shkarkimin për iniciativën e Levicës për çështje parimore dhe principele”, tha Blerim Bexheti.

Edhe Ilire Dauti tha se “nuk do të bëhen pjesë e skenarit”, që sipas saj, “është i parapërgatitur dhe ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e publikut”.

“E tëra që mund ta bëjmë ndihmë për ta është që vetëm të mos e votojmë këtë interpelancë që ashtu siç thashë të parapërgatitur nga të gjithë ato bashkë, thjeshtë për pak vëmendje nga opinioni ne nuk do të bëhemi assesi pjesë e këtij skenari”, tha Ilire Dauti.

Ndonëse nga LSDM janë shprehur se do të votojnë kundër Gashit, një gjë të tillë nuk do ta bëj edhe

deputeti Fatmir Bytyqi. Ai interpelancën kundër Gashit, të ngritur nga Levica, e quajti shoviniste dhe ksenofobe.

-A do të votoni kundër apo pro?

-Dje kishte qëndrim partija.

“Mendoj se detajet janë ato që e bëjnë ndryshimin mes qëndrimit të partisë dhe Fatmir Bytyqit, nuk mendoj se në të kaluarën por edhe sot jam i prirur përkrahë interpelancë nacionaliste, shoviste dhe ksenofobe siç është interpelanca e dërguar nga Levica për kryetarin Afrim Gashi”, tha Fatmir Bytyqi

Votimi për interpelancën pritet të bëhet në mbrëmje.