FE s’do të propozojë emër të ri për Komisionin Social, Sela për Gashin: Nuk e di a bën hipokritin apo është hipokrit

TË FUNDIT

Aleancë për shqiptarët, gjegjësisht Fronti Europian nuk do të propozojë emër të ri për kryetar të Komisionit për politikë sociale. Kryetari kësaj partie Ziadin Sela tha se kreu i kuvendit duhet të thirr seance plenare dhe ta rivotojë Ilire Dautin për kryetare të komisionit në fjalë.

Sela e quajti Gashin hipokrit për shkak se siç tha, ai ka mundur të mos e fus në interpelancë përgjegjësinë ndaj Ilire Dautit.

Ndryshe deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje nga komisioni për politikë sociale. Ky vendim vjen pasi kundër saj u votua interpelancë. Dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni kryetare e komisionit kuvendor për politikë sociale, nga koalicioni VLEN e quajnë pranim të dobësisë, ndërsa zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti deklaroi se dorëheqja e Dautit është tentim për t’u shpallur hero brenda një nate.