FC Shkupi shpallet zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 33-të, dhe të fundit për këtë sezon në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Është një javë formale pasi FC Shkupi ishte shpallur kampion javë më parë. Ndërsa Shkëndija dhe Akademia Pandev me biletë të siguruar për garat evropiane. Ndërkohë Skopje dhe Tikveshi do të luajnë sfidat e balotazhit për mbijetesë, ndërsa nga Liga e Parë do të largohen Pelisteri dhe Boreci. Në sfidat e javës së fundit, FC Shkupi mundi Akademia Pandevin me 3-0, ndërsa Struga Trim Lum u ndal në barazim 1-1 me Shkëndijën. Ndërkohë Renova mundi Borecin me 5-1, ndërsa Skopje me 4-1 shënoi fitore ndaj Bregallnicës. Rabotniçki mundi Pelisterin me 2-1, ndërsa Tikveshi shënoi fitore 2-1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.