Sezoni i ri i Ligës së parë të futbollit është shumë afër. Ekipet e kësaj lige garën do ta fillojnë pa transfere spektakulare, me shumë probleme, por edhe ndryshime në ekipe. Dy ekipe, realisht kanë ambicie prej kampioni, të gjithë të tjerët në fillim duan të sigurojnë mbijetesën, e pastaj të mendojnë për dalje në Evropë, nëse do të kenë shanse.
Portali “Makfutbal” në përqindje ka parashikuar shanset për marrjen e titullit nga ekipet e Ligës së parë. Favorit i parë në bazë të tregut, stabilitetit të klubit, organizmit dhe ambicieve është Shkupi, me 60%, me një nuancë të vogël me ekipin Shkëndija, 55%.
Pelister ka shanset më të vogla për sukses, shkruan Makfutball, duke marrë parasysh se vetëm para disa ditëve ka filluar të formojë përbërjen e re të ekipit për Ligën e parë. Pas Shkupit e Shkëndisë, radhiten ekipet me përqindje më të vogël si Maqekedobija Gjorçe Petrov 35%, Akademia Pandev 35%, Rabotniçki 35%, Struga Trim Lum 30%, Bregallnica 30%, Renova 25%, Borec 25%, Skopje 25%, Tikvesh 25% dhe Pelisteri me 20% shanse.
