Në Maqedoninë e Veriut sot u zhvillua xhiroja e 15-të e Ligës së Parë të Futbollit.
Lideri i tabelës FC Shkupi e ka ruajtur epërsinë prej katër pikësh ndaj Akademisë Pandev si e dyta në renditje duke e mundur kështu në terrenin nikoqir Strugën, ndërsa kampioni aktual Shkëndija në terrenin si mysafir e ka mposhtur Makedonija Gj.P duke u ngjitur në vendin e tretë pas kompletimit të javës së 15-të të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut.
Fitore sot kanë regjistruar edhe Bregallnica dhe Tikveshi, derisa Pelisteri ende është ekipi pa triumf në sezonin aktual.
LPFMV – xhiroja e 15-të:
Bregallnica – Boreci 2: 1, Makedonija Gj.P – Shkëndija 1: 2, Pelisteri – Skopje 0: 0, Shkupi – Struga 4: 0 dhe Tikveshi – Rabotniçki 2: 0.
Tabela:
- Shkupi 35 pikë,
- Akademija Pandev 31 pikë
- Shkëndija 27 pikë
- Renova 25 pikë
- Bregallnica 25 pikë
- Struga 22 pikë
- Makedonija GjP 20 pikë
- Rabotniçki 18 pikë
- Skopje 17 pikë
- Tikveshi 13 pikë
- Boreci 8 pikë
- Pelisteri 5 pikë.
