Në prezantimin e këtij ligji me të cilin riorganizohen ministritë, Mickoski kërkoi përkrahjen e të gjithë deputetëve. Ai tha se kjo do të thotë ndryshim reformues të qeverisë dhe funksionim normal të kësaj përbërjeje qeveritare. Ai sqaroi të gjitha ndryshimet e ministrive, një pjesë prej tyre do të riorganizohen, një pjesë janë të reja, ndërsa një pjesë e madhe nga agjenci do të shfuqizohen për shkak se do të kalojnë në ministri.
“Riorganizimi ku një pjesë e ministrive do të jenë të reja, ndërsa agjencitë që ekzistonin deri më tani do të shfuqizohen, pjesë e ministrive do të rigrupohen, përkatësisht një pjesë e kompetencave të një ministrie do të kalojnë në një ministri tjetër, me qëllim që të zbatohen reformat që i ka për qëllim kjo qeveri, por njëkohësisht t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, tha Hristian Mickoski, mandatar.
Opozita votoi kundër këtij ligji dhe dorëzoi propozim që të tërhiqet nga seanca, por propozimi i tyre nuk u miratua. Oliver Spasovski nga LSDM tha se një ligj i tillë sistematik nuk mund të sillet me procedurë të shkurtuar.
“Mendojmë se një ligj sistematik nuk mund të sillet me procedurë të shkurtuar, sidomos ligj i cili ka të bëjë me rritjen e numrit të ministrive, agjencive etj dhe mendoj se nuk ka as vlerësim të ndikimit të rregullores nga ajo që u tha. Unë nuk po hyj në argumentet, propozimin, legjitimitetin megjithatë absolutisht këtu bëhet fjalë për një ligj të vëllimshëm dhe kompleks”, tha Oliver Spasovski, LSDM.
Blerim Bexheti nga Fronti europian me vërejtje se shumica nuk ka legjitimitet që të propozojë ligj sistematik.
Reagime kishte edhe nga Levica prej ku thanë se ata do ta përkrahin ligjin nëse vendoset një njësi zgjedhore.
“Përkrahja jonë për këtë riorganizim ka të bëjë me kërkesën tonë deri te VMRO-DPMNE dhe shumica, që ta marrin përkrahjen tonë dhe 6 votat tona, urgjentisht të sillen ndryshime me të cilat do të vendoset një njësi zgjedhore”, theksoi Amar Mecinoviq, Levica.
Propozimi për riorganizim do të thotë se Ministria për punë dhe politikë sociale do të riformohet në Ministri për politikë sociale, demografi dhe rini, që do të thotë se Agjencia për rini dhe sport do të shfuqizohet dhe do të formohet ministri e re për sport. Resori për punë do të kalojë në ministrinë e ekonomisë, do të ketë ministri të re për energjetikë, minierë dhe të lëndë të para minerale, ndërsa sektori i turizmit shkon në Ministrinë e kulturës. Do të vendoset edhe ministri e re për transformim digjital, ndërsa edhe po ashtu administrata bëhet ministri.
