Këshilltari mjekësor kryesor i presidentit amerikan Xho Bajden, Entoni Fauçi, sot konfirmoi se SHBA-ja do të mbetet anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Bajdeni dje nënshkroi urdhër ekzekutiv për shfuqizimin e vendimit të administratës së Donald Trampit për tërheqjen e vendit nga OBSH-ja.
Fauçi shtoi se SHBA-ja do t’i përmbushin detyrimet e tyre ligjore ndaj OBSH-së dhe do të ndalojnë largimin e të punësuarve të cilët punojnë me organizatën.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Bajdeni me siguri do të nënshkruajë direktivë me qëllim që të bashkëngjitet në nismën Kovaks, qëllimi i të cilit është të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinës për koronavirus në mbarë botën.
