Kryeeksperti amerikan për sëmundje infektuese, Entoni Fauçi deklaroi se SHBA-ja “në periudhë relativisht të shpejtë” vitin e ardhshëm mund të arrijë imunitetin e tufës nëse numër i mjaftueshëm i amerikanëve vaksinohen kundër koronavirusit.
Fauçi për televizionin Si-Bi-Es deklaroi se “ndihma që është rrugës duke ardhur” është në formë të vaksinës, por se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm pasi po afrohen festat dhe për ta parandaluar përhapjen e virusit gjatë dimrit.
Ai shoi se SHBA-ja është në “situatë shumë, shumë të vështirë”, pasi edhe më tej është duke u rritur numri i rasteve.
“Vaksinat së shpejti do të jenë në dispozicion, nëse amerikanët mund të rezistojnë”, tha Fauçi.
