Shumica e bizneseve të vogla në Çarshinë e vjetër po ankohen se faturat e rrymës janë rritur për 100%.
Xhengiz Sait është pronar i një lokali me ushqime tradicionale turke. Thotë se krizën me fatura të larta filloi ta ndjejë që para 2 muajve. Sait para dy muajve ka paguar 18 mijë denarë për një muaj, ndërsa tani paguan 45 mijë denarë.
“Para dy muajsh paguanim çmim të rregullt. Tash çmimi është rritur 100% dhe nuk po arrijmë të mbulojmë shpenzimet. Kemi punëtorë, por punë nuk ka aq shumë. Nuk jemi të kënaqur me rrymën dhe nga shteti nuk ka ndihmë. Kjo është situata më e keqe e jona”- deklaroi Xhengiz Sait, pronar.
Sa filluam ta merrnim vetën nga kriza me koronën tha Sait, tani filloi kriza energjetike. Thotë se gjendja është katastrofale, ndërsa për shkak të rritjes së faturave para një muaji ka mbyllur lokalin që kishte në Debar Maalo.
“Vitin e kaluar kishim koronën dhe nuk ishim të kënaqur, këtë vit verës kishim punë faleminderit prej Zotit, kishte edhe turist për këtë arsye kishte edhe punë. Deri para kësaj katastrofë ishte. 01.30- Si shkon kështu situata nuk mundemi as të mbulohemi. Kishim dyqan në Debar Maalo e mbyllëm për shkak të rritjes se çmimeve të faturave. Para një muaji e mbyllëm.”- thotë Xhengiz Sait, pronar.
Ne lokalin në Çarshinë e vjetër, Sait ka 8 punëtorë, ndërsa ka frik që do të vijë situata të largojë punëtorë edhe nga ky lokal. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se janë në përgatitje të masave që do të ndihmojnë bizneset e vogla.
“Ne për momentin me ministrin Besimi jemi duke dizajnuar të gjitha masat sa i përket ndihmës së drejtpërdrejtë e cila ka të bëjë edhe me kompanitë e vogla të cilët kryesisht janë në tregun e rregulluar, por edhe për kompanitë të cilat janë në tregun e lirë apo tregun e liberalizuar”- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Përveç bizneseve faturat e larta të rrymës pritet te jenë edhe për amvisëritë, sidomos tani kur moti është ftohur, ndërsa vet autoritetet kanë paralajmëruar se do të kemi një dimër të vështirë, e kjo si rezultat i krizës energjetike të krijuar me nisjen e luftës në Ukrainë.
