Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi.
Kujtojmë se Fatmir Sheholli është arrestuar më 09 tetor të këtij viti nën dyshimet për spiunazh./21Media
