Fatmir Sejdiu po faktorizohet në LDK

TË FUNDIT

Nëndega 9 e degës së II të LDK-së ka zgjedhur sonte delegatët e saj, për Kuvendin e Degës.

KosovaPress mëson se në krye të listës është Fatmir Sejdiu, që pasohet me njerëz që konsiderohen që janë krah i tij, ndërsa jashtë, pa vota të mjaftueshëm kanë mbetur Bajram Geci që është zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Flamur Shala, që është asambleistë i LDK-së në Komunën e Prishtinës, që të dy konsiderohen si krahë i Isa Mustafës.

E në këtë listë ka kaluar edhe i biri i Fatmir Sejdiut, Ylli.

Ndryshe, nëndega 9 përfshinë Lagjen Tasligje dhe Avallën në Prishtinë, e Dega e II përfshinë gjithë Prishtinën e vjetër.

Ja lista e emrave që kanë marrë votat e mjaftueshëm për të qenë delegatë të Degës së II

1. Fatmir Sejdiu

2. Shefki Uka

3. Afrim Ajvazi

4. Adil Pireva

5. Leonora Halimi

6. Nexhat Jashari

7. Yll Sejdiu

8. Liridon Maliqi

9. Valdete Halimi

10. Jeta rafuna

11. Etrit Xhata

12. Armend Shala

Ndryshe, LDK po vazhdon me zgjedhjen e brendshme për të shkuar kështu në zgjedhje të përgjithshme të partisë që pritet të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti.