Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, zotohet se në 2025-tën do të ketë zgjidhje dhe realizim për tre projektet që kanë ngecur si përfundimi kanalizimi Zajaz-Drugovë, hapja e sallës së sportit në Zajaz dhe e pishinës së mbyllur. Për rrjetin e kanalizimit, si një nga projektet më të mëdha me fonde të BE-së, Dehari në DailyClick tha se do ta marrë në dorë Ministria e Ambientit.
Dehari premtoi zgjidhjen e çështjen e dhe vënien në funksion të sallës së sportit Zajaz, për të cilën TV21 ka raportuar disa herë dhe që është një situatë e zhytur në labirint pa dokumente dhe pa asnjë pranim-dorëzim, e ndërtuar por jashtë funksionit që nga viti 2012.
Një tjetër i mbetur përgjysmë është Pishina e Kërçovës, për të cilën kryetari i komunës, jep premtim për përfundimin e saj.
Në lidhje me shqetësimet e fundit të ngritura për ndotjen eventuale të lumit Sushica me derivate, Dehari tha se komuna ka kryer inspektime dhe nuk është gjetur ndotës.