Farage pranoi ftesën e Ramës, kryeministri: Le ta caktojmë datën, pranoje që je gabim dhe ke fyer një komunitet që i shërben Britanisë me dinjitet

TË FUNDIT

Replikat mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe  deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Angli vijojnë në distancë.

Pasi Farage pranoi ftesën e Ramës për të ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar nga afër çështjen e emigracionit dhe të burgosjes së shqiptarëve në Britani, kreu i qeverisë i është përgjigjur mëngjesin e sotëm dhe i kërkon të caktojnë datën.

https://www.instagram.com/nigel_farage/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8660de66-e15e-4561-9d1b-df273040518b

Rama gjithashtu ka kritikuar deklaratën e Farage, i cili tha se “ndoshta është një kriminel në tre apo katër shqiptarë”.

Kritika e Ramës vjen pasi Farage u shpreh i bindur për shifrat, të cilat tha se i kishte verifikuar dy herë.

“Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në: “Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di” Vërtet? Nuk e di? Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?”, shkruan Rama. 

Kreu i qeverisë i vë përpara shifrat e Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe thekson se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe janë njerëz që shërbejnë me dinjitet në Britani dhe në profesione të respektuara.

Në fund Rama i kërkon të pranojë se ka gabuar dhe ka fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë Britanisë si të ishte atdheu i tyre.

Reagimi i Edi Ramës

Nigel, Nigel, Nigel…

Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:

“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”

Vërtet? Nuk e di?

Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?

Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.

Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.

Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:

“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”

Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.

Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.

Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët* , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.

Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.

Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.

Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar  si “fakt.”

Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;

*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vëndit tuaj si të ishte i tyre?

Britania është një vend i madh.

Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.

Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.

Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.

Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.

Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?

*Le ta caktojmë datën.*/vizionplus.tv