Familjarët para Agjencisë Besa Trans Shkup, kërkonin përgjigje për familjarët e tyre

TË FUNDIT

Herët në mëngjes familjarët shkuan tek dyert e agjencisë Besa Trans në Shkup.

Para dyerve qëndronte policia e Agjencia ishte i mbyllur.

Familjarët kërkonin përgjigje për të afërmit e tyre dhe shpresonin që mos të jenë në mesin e viktimave.

 “Jam këtu për djalin e axhës, ende nuk kemi asnjë informatë të saktë po presim ende.

Ai është ciceron atje dhe ashtu….

Jam në gjendje të rëndë nuk po mundem me fol”, tha një familjar.

E kam gruan dhe gruan e vllait, a ju ka konfirmuar dikush diçka?

Në autobus kanë qenë se i kemi pa emrat kush ka qenë në autobus.

Prej kompanisë asgjë nuk keni marr përgjigje?

Jo Jo ende kurrgjë hiq

As telefonin nuk e hapin”, shtoi një tjetër familjar.

Familjarët ishin munduar të kontaktojnë edhe përmes telefonit por nuk kanë mundur të bien në kontakt.

 “Isha duke shkuar në mëngjes në punë e pash lajmin në FB prej në momentin që e pamë këtë lajmë edhe më ra në mend menjëherë për shkak se atje e kemi kusherinin tim edhe filluam të interesohemi gati që 4 5 orë nuk kemi informacion kërkuam tek numrat e të gjitha këtyre agjencioneve të Besa Transit nuk kemi asnjë informacion as nuk paraqiten nëpër telefona”, tha një familjar tjetër.

Shumë familjarë që nuk kishin informacione ishin drejtuar drejt shtetit Bullgarë për të marr informacione nga afër për të afërmit e tyre.