Argjentina ka publikuar një video të veçantë për Krishtlindje, ku tregohet një djalë i vogël që gjen Kupën e Botës si dhuratë poshtë pemës.
“Falemnderit Babagjys Lionel! Dhurata më e çmuar është në shtëpi. Urime të gjithë argjentinasve”, lexohet në përshkrimin e klipit të shkurtër.
Në Argjentinë, Babagjyshi njihet si Papa Noel, por emri i është ndryshuar në këtë rast për nder të Lionel Messit.
¡Gracias Papá Lionel! 🎅 El regalo más preciado ya está en casa 🏆
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) December 24, 2022
¡Felicidades para todo el pueblo argentino! 🇦🇷 pic.twitter.com/lobbHa1hNR
