“Fajzer” dërgon dyfish më pak vaksina, Evropa e pakënaqur

TË FUNDIT

Kompania “Fajzer” këtë javë do të dërgojë sasi dyfish më të vogël të vaksinave kundër Kovid-19 për disa anëtare të BE-së në krahasim me ato të dakorduara, për çka rritet pakënaqësia në Union.

Rumania do të marrë 50 për qind nga sasia e planifikuar këtë javë, ndërsa dërgesa do të rritet gradualisht, e madje kah fundi i marsit Bukureshti do ta marrë sasinë e dakorduar, theksoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Andrej Baçiu.

Situata është e ngjashme edhe në Poloni, e cila të hënën mori 176.000 doza, gjegjësisht 50 për qind më pak se sa pritej.

Qeveria çeke për shkak të problemeve me furnizim, gjithashtu, e ngadalëson fushatën për vaksinim.

“Duhet të presim se do të ketë ulje të numrit të vaksinimeve në tri javët e ardhshme”, theksoi ministri çek i Shëndetësisë, Jan Blatni.

Dërgesa e vaksinës “Fajzer” do të jetë më e vogël për 15 për qind këtë javë, ndërsa tjetrën për 30 për qind.

“Fajzer” iu tha Bullgarisë dhe Polonisë se do ta përmbushë mungesën e vaksinave.

Megjithatë, Instituti danez për Serum kumtoi se 50 për qind më pak doza këtë javë do të sjellë uljen për 10 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Përfaqësues zyrtarë të këtyre vendeve thonë se ulja e dërgesave i minon përpjekjet e tyre që të bëjnë vaksinim masiv.

Italia dje u kërcënua se do ta padisë kompaninë “Fajzer”. Hungaria sot dha miratim preliminar për shfrytëzim të vaksinave kundër virusit korona e “Astra Zeneka” dhe atë ruse Sputnik V. Budapesti kërkoi nga Brukseli që të ndikojë ndaj asaj që “Fajzer” të respektojë planin për dërgesa.

Problem për shkak të dërgesave të ulura të vaksinës së “Fajzer” kanë edhe Kanadaja dhe Zvicra.