Policia në koordinim me Prokurorinë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka zbuluar dhe shkatërruar një grup të organizuar kriminal në Shkup, duke arrestuar tetë persona. Gjatë kontrollit në 11 lokacione, janë sekuestruar mbi 34.500 euro, 431.000 denarë, 400 dollarë, pajisje elektronike, automjete dhe materiale të ndryshme të përdorura për lojëra fati dhe aktivitete kriminale.
Sipas njoftimit të policisë, grupi dyshohet për kryerjen e veprave penale “zhvillim i organizuar kriminal”, “fajde”, “larje parash”, si dhe organizim të lojërave të fatit pa leje nga autoriteti kompetent. Hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit dhe lidhjeve të tij vazhdojnë.
Foto: Ilustrim
